200 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë

(AP Photo/Felipe Dana)

Dyqind fëmijë janë vrarë në Ukrainë që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi trupat e tij të sulmonin vendin në fund të shkurtit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, në një deklaratë të shtunën, shkruan BBC.

Zyra shtoi se më shumë se 360 ​​fëmijë janë lënduar gjatë luftës deri më tani, shkruan CNN.

Pesë fëmijë u plagosën dhe dy prej tyre vdiqën — duke përfshirë një foshnjë 7 muajshe — në një sulm rus në Kharkiv të premten.

Ai shtoi se një djalë 15-vjeçar u plagos të enjten si rezultat i shpërthimit të një municioni thërrmues në periferi të vendbanimit Novovorontsovka në rajonin Kherson.

Në fillim të kësaj jave, UNICEF tha se gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas tani janë të zhvendosur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Drejtori i programeve emergjente të UNICEF-it, Manuel Fontaine i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se ai “rrallëherë kishte parë kaq shumë dëme të shkaktuara në kaq pak kohë”, pasi u kthye nga një vizitë në Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se fëmijët e pashoqëruar në Ukrainë përballen me një “rrezik shumë më të lartë dhune, abuzimi, shfrytëzimi dhe trafikimi” dhe vuri në dukje ndikimet e mbylljes së shkollave në 1.5 milion studentë në arsimin e lartë dhe 5.7 milion fëmijë të moshës shkollore.

Forcat ruse kanë bombarduar të shtunën dy qytete të Ukrainës, Kievin dhe Lviv./Shqip.com