Lista Srpska për vizitën e Osmanit në veri: Askush nuk e sheh si presidente tonë

Lista Srpska ka thënë se vizitën e presidentes, Vjosa Osmani në veri e shohin si provokim që po i bëhet popullit serbë.
Ata përmes një reagimi në Facebook kanë shkruar se kjo është një formë tjetër e presionit.
“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën”.
Tutje kanë shkruar se në veri askush nuk e percepton Osmanin si presidente të tyre.
“Në veri të Kosovës dhe … askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës…”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.