Rozë

Lirohet Vali Corleone nga Psikiatria Forenzike – Prokuroria vendos për trajtim të detyrueshëm në liri

Vali Corleone

Vali Corleone është liruar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike pas trajtimit që ishte duke e marrë.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, kryeprokurori i Gjilani, Arben Kadriu, i cili tha se është vendosur për trajtim të detyrueshëm në liri.

“Është kryer landa është mbajtur seanca dhe është vendosur për trajtim të detyrueshëm në liri”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar javë më parë Valentiono Corleone pasi i njëjti u denoncua nga babai i tij për dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit ai u ndalua për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar.  I dyshuari në vazhdimësi  shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ai ishte arrestuar edhe më parë për dhunë në familje pasi kishte kanosur prindërit.

 Me vendim të prokurorisë ai është vendosur në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit./SHQIP.com