Lirohet nga spitali bashkëshortja e presidentit Joe Biden

Zonja e Parë Jill Biden po shërohet pasi iu nënshtrua një procedure të suksesshme për të “nxjerrë mbeturinat” nga një plagë e shpuar në këmbën e majtë, ka njoftuar sekretari i saj për shtyp, Michael LaRosa.
Biden thuhet se shkeli në një objekt në një plazh në Hawaii fundjavën e kaluar përpara dy ngjarjeve zyrtare atje. Ajo ishte në Hawaii pasi ndoqi fillimin e Lojërave Olimpike në Tokio.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden iu bashkua asaj për procedurë të enjten në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, shkruan mediat e huaja, transmeton Shqip.com.
“Plaga tani është e pastër, pa infeksion dhe pritet që do të shërohet shpejt,” tha LaRosa.
Mbeti e paqartë se çfarë e shkaktoi plagën e Zonjës së Parë pas një ekzaminimi nga personeli mjekësor, shtoi ai./SHQIP.com