Lajme

Lirohet Jamarbër Malltezi, GJKKO ndryshon masën “arrest shtëpie” në garanci pasurore

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të zbusë masën ndaj Jamarbër Malltezit.

Arresti i shtëpisë i është zëvendësuar me garanci pasurore 3 milionë lekë.

“Kemi të bëjmë me proces të ndotur, me urdhër politik, do të jem në të gjitha seancat dhe do të përballemi, ka kaq shumë gjëra qesharake sa nuk e keni idenë. Shuma besoj ishte 3 milionë lekë por ta mësoj kur të marr dokumentin”, u shpreh Malltezi.

GJKKO gjithashtu rrëzoi kërkesën e Elsa Ullirit për dorëheqje nga çështja.

Ajo ishte gjyqtarja që shqyrtoi kërkesën e Malltezit për ndryshim mase nga arrest shtëpie në një më të butë.

Elsa Ulliri është gjithashtu një nga gjyqtaret e dosjes Partizani proces në themel me tetë të pandehur, pesë shtetas e tre subjekte, mes tyre dhe ish kryeministri Sali Berisha nën akuzë për korrupsion.

/Shqip.com