Sport Shqiptar

Liria e eliminon Dritën nga gara e Kupës

Gara për Kupën e Kosovës gjithmonë ka pasur befasi dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Befasinë më të madhe, së paku deri tash, e ka shkaktuar Liria e Prizrenit.

Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, duke fituar me 2:1.

Drita shihej si favorite, jo vetëm për faktin se luante në fushën e saj, por edhe për shkak të cilësisë dhe synimeve që i ka.

Mirëpo, prizrenasit nuk u ndien aspak inferiorë dhe në fund iu gëzuan kualifikimit për rrethin e ardhshëm.

Ata kaluan në epërsi që në minutën e 3-të, me golin e shënuar nga Tijuezas.

Shifrat i barazoi Marko Simonovski (32’) dhe me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 89-të ndodhi ajo që pak kush e ka pritur. Ardit Topallaj shënoi me kokë për t’i siguruar Lirisë fitoren.

/Shqip.com