Lipjan: I dashuri i kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgoj familjarëve fotografitë intime
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari i dashuri i saj, ka kërkuar që t’ia jap 70 mijë euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot intime familjarëve të saj, shkruan SHQIP.
Rasti ka ndodhur të shtunën në komunën e Lipjanit.
I dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së./SHQIP.com