Linda Hakaj: As termine në ambasada nuk po ka, se sot isha ikë prej këtij vendi

Këngëtarja nga Mitrovica, Linda Hakaj, është njëra ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare.
Linda e cila numëron disa hite në karrierën e saj muzikore, ka shprehur irritimin e saj për situatën në Kosovë.
Ajo përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vetëm nuk po i vjen mundësia se do të largohej nga Kosova.

“As termine në ambasada nuk po ka, se sot isha ik prej këtij vendi”, ka shkruar ajo.
Linda më tej, ka thënë se këtë do ta bënte pavarësisht që e do shumë Kosovën, por situatat e fundit është duke i përjetuar keq.
Postimi i plotë:
Rritet çmimi i energjisë
Rritet çmimi i naftës
Rritet çmimi i artikujve esencial ushqimorë
Rritet çmimi i mbijetesës……………. etj etj etj
Ora policore , po…….
Me punu nuk ke mundësi……..
Diaspora se ka obligim të na mbajtë gjithë jetën…….
Dënime kah të sillesh……..
As termine në ambasada nuk po ka mundësi me caktu se janë blloku faqet krejt (sot kisha shku prej këtij vendi) që fortë e dua, e me dhembë shpirti çdo ditë e më shumë.
Mos komentoni di}ka palidhje se sot jam keq duke i përjetuar këto çka po ndodhin këto ditët e fundit.
Kthjelluni ju që premtuat në fushata e që po premtoni!/SHQIP.com
