Limaj: Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin
Publikuar:
(19.03.2023 18:27:05)

Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të jap dorëheqje.
Sipas Limajt, Kurti e ka humbur legjitimitetin.
“Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë process”, ka thënë Limaj.
Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda ka shtuar më tutje Limaj.
/Shqip.com