Lihen në burg të dyshuarit për spiunazh në incidentin e Gramshit

Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për burgosje, të dy rusëve dhe ukrainasit që u kapën në uzinën ushtarake të Gramshit.
Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, arrestimi i të dyshuarve u cilësua i ligjshëm.
Sipas raportimeve të Tv Klan, avokatët e Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Alpatov kërkuan që arrestimi i tyre të shpallet i paligjshëm dhe të lihen të lirë. Në rast të një masë shtrënguese, të caktohej detyrim paraqitje dhe mosdalje nga Shqipëria.

Ndërsa avokati i Mikhail Zorin, i cili akuzohet për sulm të dy ushtarët shqiptarë me sprej neuroparalizuese, kërkoi që klienti i tij të hetohet me detyrim paraqitje.
Mirëpo , gjykata nuk mori parasysh asnjërën prej tre kërkesave të palës mbrojtëse dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe dëshmitë e të akuzuarve janë mbajtur sekret.
Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës e më pas tentuan të futeshin në uzinën e Gramshit ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarë shqiptarë.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”./Shqip.com