Sport Shqiptar

Liga ENGL: Përfundon baras ndeshja Sigal Prishtina – King Szczecin

FOTO: KB Prishtina
photo by: @Shpend Ahmeti

Ndeshja Sigal Prishtina – King Szczecin ka përfunduar me rezultat të barabartë 64-64, ndeshja në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe King Szczecin të Polonisë,  në fazën e dytë të Ligës ENBL.

Prishtina ishte në epërsi 64-61, por një treshe në sekondat e fundit bëri që rezultati të mbetej baras.

Fituesi i kësaj çerekfinaleje do të merret vesh në ndeshjen kthyese, e cila luhet më 20 mars.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.

/Shqip.com