Liga e Kombeve, Shqipëria dhe Kosova i mësojnë kundërshtarët
Publikuar:
(08.02.2024 19:25:03)

Në Paris u hodh shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025.
Kombëtarja e Shqipërisë nga vazoja e tretë mësoi kundërshtarët e radhës në Ligën e Kombeve. Shqipëria do të garojë në grupin e 1 të Divizionit B.
Përball Shqipërisë sërisht do të jetë kombëtarja e Çekisë, ndërsa mjaft nxitje pritet të jenë sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kurse, Kombëtraja e Kosovës ishte në vazon e dytë dhe pas shortit mësoi kundërshtarët e radhës në Ligën e Kombeve ku do të garojë në grupin e 2-të të Divizionit C.
Përball Kosovës do të jenë kombëtaret e Rumanisë, Qipros dhe fituesin e sfidës Lituani/Gjibraltar.

/Shqip.com