Liderët e Ballkanit dhe BE-së takohen në Kotorr, Rama: Jam shumë i zhgënjyer me Malin e Zi, nuk na priti me…

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE) do të mbahet të enjten më 16 maj në Kotorr, gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të diskutojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Pritësi Samitit, siç është njoftuar nga Qeveria, do të jetë nga kryeministri Milojko Spajic, njofton Vijesti. Në teamin e liderëve rajonalë do të marrin pjesë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes leaderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku ështështë diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen e ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe krjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e rastit. “Së pari do doja të thoja që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman.
Sa i takon të tjerave çdo gjë është në rregull dhe ne jemi gati për një sesion të ri të këtij procesi inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE dhe në tregun e vetëm të tij, duke krijuar shanse të reja për njerëzit.
Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona, do të jetë shumë më i lehtë pasi nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë pasur është diçka shumë positive”, tha Edi Rama.
AGJENDA E SAMITIT AGJENDA E SAMITIT
Liderët e Ballkanit dhe BE-së takohen në Siç u tha, Samiti organizohet nën slogan “Një rajon, vizion i përbashkët”. Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, në atikt ishin të ftuar organizatat partnere Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe Komuniteti i Transportit.
Shtohet se në altikt ishin të ftuar edhe Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të KE-së. Qeveria malazezetha se të mërkurën do të mbahet një takim i ministrave të çështjeve evropiane dhe financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të KE-së dhe organizatave partnere.
Ata kujtuan se gjatë muajve të kaluar në Shkup dhe Tiranë janë mbajtur takime ministrore dhe samite rajonale të leaderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në ato takime, shtohet, liderët dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit dhe SHBA-ve kanë diskutuar për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky Plan përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në, pra dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga Unioni.
Në samit pritet të marrin pjesë, edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama; kryeministri i Maqedonisë s Veriut, Talat Xhaferi; presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes.
/Shqip.com