Liam Mandiaro rikthehet në Big Brother VIP
Publikuar:
(20.03.2024 00:17:02)

Liam Mandiaro (Osmani) është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP 3, pasi publiku vendosi ta rikthejë atë në lojë.
Ishte moderatori Ledion Liço ai i cili hapi televotimin për publikunnë nisje të prime-t të sotëm.
Atyre iu la të zgjidhnin nëse duan të rikthenin në lojë Liamin.
Teksa ishte në studio, Liam Mandiaro (Osmani), deklaroi se ka qëndruar në burg për 14 ditë dhe se nuk ia uron askujt këtë gjë që i ndodhi.
“Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha ai në studio.
/Shqip.com