Lewandowski, lojtari i dëshiruar nga klubet arabe

Emri i Robert Lewandowski mbetet në listat e disa skuadrave në Arabinë Saudite si një nga yjet e radhës për të shkuar atje.
Verën e kaluar ai kishte disa kontakte, por polaku absolutisht e mbylli derën.
Barça është e vetëdijshme se do të rikthehet në garë në qershor, kur ai ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij.
Gjithçka do të varet nga lojtari, i cili bëri një përpjekje të madhe për të ardhur dhe ndihet shumë rehat te Barcelona.
Pak ditë më parë, emri i Lewandowskit ishte sërish në gojën e lojtarëve të klubit Saudi Abha, skuadër e drejtuar nga ish-trajneri polak.
Ata iu referuan atij si nënshkrimi i madh për sezonin e ardhshëm.
Realiteti është se Abha dhe tri klube të tjera saudite u përpoqën ta tundonin, por lëvizjet nuk patën efekt.
/Shqip.com