Sport Ndërkombëtar

Lewandowski i lumtur edhe pas humbjes

Polonia pësoi humbje me rezultat 0:2 nga Argjentina, por sulmuesi i saj Robert Lewandowski është shprehur i lumtur pas ndeshjes.

“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”, kështu e komentoi Lewandowski humbjen ndaj Argjentinës, rezultat i cili nuk i cenoi Polonisë vazhdimësinë në Kupën e Botës, Katar 2022.

Më tej, sulmuesi theksoi se pritën me shumë emocione përfundimin e sfidës Arabi Saudite-Meksikë, ndërsa shtoi se me Francën do argëtohen në maksimum.

“Është fantastike që dolëm në raundin e 16-të. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes Meksikë – Arabi Saudite, ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar. Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, u shpreh Lewandowski.

/Shqip.com