Sport Ndërkombëtar

Lewa ka vetëm Barçën në mendje – marrëveshje trevjeçare në tavolinë

Interesimi i Chelsea-t dhe PSG-së nuk ka ndonjë ndikim në planet e polakut.

Robert Lewandowski i tha ‘lamtumirë’ fansave të Bayern në “Volksvagen Arena” të Wolfsburg-ut në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ai tashmë është i fokusuar për lëvizjen e madhe që do të bëjë në verë, duke menduar vetëm për Barcelonën, raporton Fabrizio Romano.

“Pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germain dhe Chelsea që nga vera e kaluar, prioriteti i Robert Lewandowskit është vetëm Barcelona siç qëndrojnë gjërat”, shkruan gazetari në Twitter.

Sipas tij, edhe agjenti i tij Pini Zahavi po i jep përparësi Barçës gjithashtu, me një marrëveshje trevjeçare tashmë në tavolinë – por ende pritet që klubet të diskutojnë.

Trajneri i blaugravave, Xavi Hernandez ka në dispozicion dy sulmues tipik – si Aubameyang  dhe Luuk de Jong – por që kalibri i Lewas flet ndryshe.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Luuk de Jong

Edhe pse 34 vjeçar, polaku di të gjejë golin më së miri në botën e futbollit që disa sezone.

Ai ka gjetur rrjetën 50 herë këtë edicion në të gjitha garat për bavarezët, në 46 paraqitje – ku po ashtu shtatë herë ka shërbyer bashkëlojtarët.

Lewandowski u jep ‘lamtumirën’ tifozëve të Bayern

Kontratë me klubin gjerman ka deri në qershorin e vitit 2023, çfarë e bën transferimin e tij pak më të vështirë për Barçën – që ka mungesë të stabilitetit financiar./Shqip.com