Lëvizja Vetëvendosje pezullon asambleistin e saj në Suharekë që u arrestua nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Publikuar:
(30.06.2022 21:13:32)

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të pezullojë nga anëtarësia asambleistin e saj nga Komuna e Suharekës, i cili dyshohet që keqpërdori detyrën zyrtare.
Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është pezulluar nga anëtarësia deri në vendimin final të drejtesisë”, kanë thënë nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë ditës së djeshme 11 persona janë arrestuar nga Hetuesit Policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Në mesin e tyre është edhe asambleisti Liridon Fandaj.
Ky aksion është organizuar në disa Komuna të Kosovës. Komunat kur është kryer aksioni kanë qenë Peja, Istogu, Deçani, Vitia , Suhareka dhe Ferizaji./Shqip.com