Lëshohet në qarkullim pulla postare ”Shekulli i teknologjisë’’
Publikuar:
(20.07.2023 10:33:25)

Posta e Kosovës, ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare ”Shekulli i teknologjisë’’.
Sipas njoftimit, emërtimi i tematikës prezanton zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative.
“Pamjet e dy pullave postare prezantojnë pjesën aplikative të teknologjisë në disa sfera të jetës. Kosova është një vend ku ka rini të përgatitur dhe sot ofron shërbime të avancuara në fushën e teknologjisë, e është një ndër top shtetet Evropiane që ka arritur mbulueshmëri të 100% të vendit me internet të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se përpos dy pullave postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale, janë përgatitur edhe Zarfet e Ditës së Parë me vulë adekuate, të cilat tanimë janë në shitje.
/Shqip.com