Rozë

Leonora Jakupi së shpejti publikon mini-album

Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur, Jeonora Jakupi, së shpejti do të sjellë risi në industrinë muzikore.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se do të lansojë mini-albumin e ri.

Gjithsej do të jenë pesë këngë, për punimin e së cilave është përkujdesur vet ajo, së bashku me bashkëpunëtorët që i kishte në fillim të karrierës.

“Më të dashurit e mi, sonte po ju prezantoj me një mini-album, i cili do të jetë në dispozicionin tuaj ditën e premte, me datë 10 dhjetor. Këto pesë këngë janë në fakt pesë gur të çmuar për mua personalisht, sepse i kam punuar me miqtë e mi, por jo vetëm, me ata të cilët kam vendosur gurin e parë në karrierën time muzikore”, ka shkruar ajo në përshkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi)

Tutje Leonora shtoi: “Më kanë kthyer pas në kohë, në çdo varg e në çdo notë nga momenti se kush isha, kur e nisa karrierën muzikore në vitin 1996, kur çdo gjë ishte më e vështirë”.

Një lajm i tillë është pritur mirë nga ndjekësit e tij, derisa komentonin se mezi po e presin lansimin e prodhimtarisë muzikore./SHQIP.com