Rozë

Leonora Jakupi reagon pas humbjes së Robin Krasniqit: Ti je kampioni jonë

Këngëtarja, Leonora Jakupi,

Robin Krasniqi mbrëmë ka humbur ndaj boksierit gjerman, Dominic Boesel.

Kjo ishte  humbja e shtatë e Krasniqit si profesionist.

Lidhur me humbjen e Krasniqit, ka pasur reagime të shumta të cilët e konsideruan si “padrejtësi” që i është bërë atij.

Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel

Pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja, Leonora Jakupi, përmes një fotografie të postuar në Instagram.

“Robin Krasniqi, Ti je kampioni jonë”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e fotografisë.

Pas vendimit të referit u pa një dëshpërim në fytyrë e boksierit nga Juniku, i cili kishte hyrë në këtë përballje për fitore dhe tha se “kjo nuk është e drejtë, nuk e meritova humbjen”.

Robin Krasniqi

Në këtë meç, Krasniqi pati përkrahje të madhe gjatë gjithë takimit nga shikuesit prej të cilëve kishte shumë shqiptar, ani pse ndeshja u zhvillua në Gjermani./SHQIP.com