Lajme

Lenjani pas aktakuzës për mosraportim të pasurisë: Ka ndodhur gabimisht, të gjitha mjetet financiare janë legale

Basri Lenjani

Drejtori i Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Lenjani, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për veprën penale “mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë”, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi, Lenjani ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi të tij teknik dhe se të gjitha mjetet financiare janë legale dhe janë të dëshmuara në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Kurse sa i përket të ordinacës së gruas me emrin  “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të Biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasoje e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK-së”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Po ashtu, ai shtoi se ky është një gabim i pa qëllimshëm dhe nga pakujdesia, duke thënë se të gjitha do t’i dëshmojë para Gjykatësit.

Ndryshe, ai akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, nuk e ka deklaruar biznesin e bashkëshortes së tij Fatime Lenjani me emrin “OS ORAL DENT” e po ashtu nuk ka deklaruar edhe të hyrat vjetore në shumën prej 5,125.55 euro ku 2,763.13 euro i ka pranuar në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nga SHSKUK, ndërsa shumën prej 2,441.10 euro i ka pranuar nga Kolegji Privat i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në cilësinë e profesorit të asociuar./Shqip.com