Lajme

Lenjani: Inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem

Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani

Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani ka reaguar pasi që është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.

Lenjani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se krejt kjo është një realitet i një gjykimi të ndikuar nga politikat ditore dhe inatet.

“Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem. Kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare”, ka shkruar ai.

Lenjani gjithashtu ka shtruar disa pyetje se pse është duke u gjykuar.

“Unë duhet të gjykohem për këto arsye:

Pse e kam lëshuar shtëpinë shkollë?

Pedagog në rrethanat e jashtëzakonshme ?

Për edukimin e arsimimin e shumë gjeneratave ?

Për 21 libra të botuara dhe shumë publikime të tjera?

Për avansimin e SHME dhe shumë projekteve?

Për humanitet ndershmëri dhe pastërti profesionale 36 vjeçare?

“Jetojme në një kohë të përjetimeve të dhimdhshme”, ka shkruar ai.

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Lenjani u bë të hënën nga gjyqtarja Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo edhe:
Basri Lenjani dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë

Dënimi me burgim prej 6 muaj, të akuzuarit Lenjani nuk do t’i ekzekutohet nëse nuk kryen vepër penale brenda periudhës verifikuese prej 1 viti./Shqip.com