Lëndohet Paul Pogba

Fati nuk është në anën e Manchester United në këtë sezonë.
“Djajve të Kuq” i është lënduar një nga futbollistët kryesorë të ekipit, Paul Pogba, shkruan Shqip.com.
Shtatëgjati ishte grumbulluar me kombëtaren franceze për ndeshjet e muajit nëntor, por të hënën mbrëma është larguar më herët nga stërvitjet, për shkak të një lëndimi.
Në një video të publikuar nga mediumi francez ‘RMC Sport’, Pogba shihet duke u larguar nga qendra stërvitore, teksa ndjente dhimbje në këmbën e djathtë.
Kampionët e Botës nuk kanë dalur ende me një komunikatë zyrtare për këtë dhe mbetet të shihet se sa do të jetë jashtë fushës së gjelbër.
29 vjeçari është duke kaluar në formë fenomenale në këtë sezonë dhe këtë e tregojnë edhe statistikat.
Në nëntë paraqitje të zhvilluara në Premierligë ai ka regjistruar shtatë asistime, shifër kjo më e mira – që kur ka zbarkuar në Angli./Shqip.com