Lëndohet “njeriu-robot” i Athletic Bilbaos

Që nga sezoni 2015/2016 nuk ka munguar në asnjë ndeshje të La Ligës.
Por, këtij rrugëtimi të gjatë – historik i ka ardhur fundi.
Sulmuesi i Athletic Bilbao, Inaki Willimas është lënduar dhe do të mungojë – për herë të parë pas 236 ndeshjeve të luajtura.
28 vjeçari e ka ndryshur ligamentin në kyçin e këmbës së djathtë – dhe nuk dihet sa do të mungojë në fushën e gjelbër.
Këmbëshpejti – së fundmi ka vendosur ta ndërrojë nënshtetësinë – dhe nga kombëtarja spanjolle ka kaluar te ajo e Ganës.
Nëse, rikuperohet shpejtë – ai do e ketë fatin ta djersitë fanlellën e Ganës – në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Willimas e ka kaluar gjithë karrierën në Bilbao dhe të njëjtën shembull po e ndjek edhe vëllai i tij, Nico – po luan si startues në repartin e sulmit.