Lajme

Lëndohen katër persona pas një aksidenti në Ferizaj

Foto ilustruese/ Aksident

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Lloshkobare, të Ferizajt.

Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur midis dy veturave.

“Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mos mbajtjes së distancës nga njëri prej drejtuesve të veturave të përfshira në aksident”, thuhet në raport.

Tutje, është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

/Shqip.com