Lajme

Lëndohen katër persona në aksidentin te Parku i Biznesit

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti ku janë përfshirë tri vetura në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.

/Shqip.com