Lëndimi i dha shije të hidhur – debutimit të Di Marias
Publikuar:
(16.08.2022 17:52:47)

Debutimin me Juvenusin e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shënoi gol dhe i arkëtoi tre pikë, por fundi la shije të hidhur.
Angel Di Maria ka pësuar një lëndim – në ndeshjen e parë në Serie – ndaj Veronës.
Sipas raportimeve të para nga stafi mjekësor i klubit – ai do të jetë jashtë fushave të gjelbra për dhjetë ditë.
Argjentinasi u bashkua me “Zonjën e Vjetër” në këtë merkato të verës, teksa paraprakisht ishte pjesë e Paris Saint Germain.
Me parsienët – ai shënoi gola në 294 paraqitje dhe fitoi 14 trofe të mëdhenj, duke përfshirë pesë tituj të ligës./Shqip.com