Lekaj – Konjufcës: Ramushi është arrë e fortë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar Glauk Konjufcës, duke i thënë se “Ramushi është arrë e fortë”.
Kjo deklaratë e Lekajt në Facebook, erdhi pasi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka deklaruar të hënën se “Haradinaj mund të përfundojë në prokurori për shkak të korrupsionit”.
“Glauk mbramë je duke në të njejtat frekuenca valore me regjimin e Serbisë famëkeqe. Edhe ata që 20 vite thërrasin, shpifin, trillojnë dhe kërcnojnë me burgos Ramushin dhe Kosovën me shpallë shtet të dështuar”.
“Për kënd dreqin po punoni”, pyeti Pal Lekaj.
Lekaj shtoi se Qeveria po përpiqet ta largojë vëmendjen nga “keqeverisja”.
“Nuk mund ti mashtroni qytetaret me rrena për ta zhvendosur vëmendjen nga keqmenaxhimi i Qeverisë Kurti, nga vjedhjet , emërimet e familjareve nipave e tezeve dhe fatkeqesisht vdekjeve e më të dashurve tanë nga Covid 19 nga keqmenaxhimi e injoranca e juaj”.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar “gjetje”, në të cilat shprehën dyshime për “keqpërdorime në shpronësime” prej 43 milionë eurove, gjatë Qeverisë Haradinaj.
Pas kësaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Muratin si “hajn të vogël”. /Shqip.com