Sport Ndërkombëtar

Leicesteri – në vendin e fundit të Premierligës

Brendan Rogers

Sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e tetë.

Por, histori tjetër po del të jetë sezoni 2022/2023.

Leicester City gjendet në fund të tabelës së Premierligës.

“The Foxes” kanë  arkëtuar vetëm një pikë deri më tani – pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra e udhëhequr nga Brendan Rogers ka pësuar pesë humbje, ka barazuar një herë – dhe  nuk e ka shijuar akoma fitoren.

Se në çfarë forme katastrofale po kalon ky ekip e tregon edhe golaverazhi – pasi ka pranuar 16-të gola – ndërsa ka shënuar vetëm tetë.

Ndeshjen tjetër – Leicesteri e zhvillon në udhëtim te Tottenham Hotspur – të dielën – me fillim nga ora 18:30.

Ky klub mori “nam” kur në vitin 2015 kur e fitoi titullin e Premierligës – nën urdhërat e Claudio Ranierit./Shqip.com

Tabela e Premierligës