Sport Ndërkombëtar

Legjenda e sportit britanik i jep fund karrierës

Legjenda e sportit të atletikës, britaniku Mo Farah, ka vendosur t’i thotë “stop” karrierës në moshën 40-vjeçari, duke “varur atletet në gozhdë”. Atleti i garave 5 dhe 10 mijë metrave, në të cilat ka fituar nga 3 tituj kampionë bote dhe 4 medalje të arta olimpike (Londër 2012 e Rio 2016) do të tërhiqet pas disa muajsh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mo Farah deklaroi se më 11 shtator do të zhvillojë garën e tij të fundit, në Grat North Run. Në fakt, ai deklaroi se gara e fundit në Londër ishte e fundit për të, por ka kërkuar të zhvillojë edhe sfidën e fundit, për të dhënë një lamtumirë më të denjë.

Për BBC, ai deklaroi: “Do të më mungoj ajo ndjesi që me jep konkurrimi. Gara e Great North Run do të jetë e fundit për mua dhe më pas do të them lamtumirë. Karriera ime ka qenë e jashtëzakonshme. Familje ime më ka mbështetur kudo në këtë udhëtim dhe tani do t’u dedikoj më shumë kohë. Gjithsesi, do të vazhdoj të je mi përfshirë në këtë sport”.

/Shqip.com