Legjenda e Milanit me fjalë të ashpra për Neymarin

Skuadra kampione e Zvicrës, PSG, në fundjavën që shkoi nuk arriti më shumë se barazimi 0:0 me Reims. Ndeshja u karakterizua me nervozizëm, ndërsa parisienët që nga minuta e 41-të luajtën me një futbollist më pak, pasi Sergio Ramos u ndëshkuar me karton të kuq.
Ylli brazilian, Neymar hyri në pjesën e dytë, por nuk e ndryshoi fatin e lojës, madje duke shpërdoruar një rast ideal për gol përballë portierit kundërshtar.
Ai përfundoi në “radarët” e legjendës së futbollit holandez, Marco Van Basten, i cili nisi një sulm të egër kundër “O Ney”.

“Neymar është një fëmijë qaraman, që provokon vazhdimisht në fushë. E bën me dikë dhe pasi luan sërish viktimën, nuk lejohet ta prekni. Do ta duartrokisja nëse dikush do të përballej vërtet me të. Në fushë ai është një person i pakëndshëm”. Këto janë fjalët e ashpra të thëna nga legjenda e Milanit dhe Holandës, të raportuara nga “Mirror”.
/Shqip.com