Sport Ndërkombëtar

Legjenda e boksit akuzohet për përdhunim

Mike Tyson akuzohet se e ka përdhunuar një grua, pasi dyshja u takuan në Albany të New Yorkut, në një klub nate në vitin 1990.

Gruaja pretendon se Tyson e ka përdhunuar atë në një veturë, gjë që ka rezultuar në lëndime fizike, psikike dhe emocionale gjatë viteve që kanë kaluar.

“Unë hyra në veturën e Tysonit për ta marrë shoqen time nga shtëpia e saj”, shkruante në padi, e cila është marrë nga “DailyMail.com”.

“Tyson menjëherë filloi të më prekte dhe tentoi të më puthte. Unë i thash jo disa herë dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmoj mua. Ai më pastaj më zhveshi pantallonat dhe më përdhunoi duke përdorur dhunë”, shkruante më tej në deklaratën e gruas në fjalë.

Deklarata e gruas nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ai ndodhi në fillim të viteve 1990, afërsisht në të njëjtën kohë kur konkurrentja e konkursit të bukurisë, Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis.

Tyson u dënua për përdhunimin e Washingtonit më 10 shkurt të vitit 1992 dhe kreu tre vjet burg për këtë vepër.

/Shqip.com