Legjenda Didier Drogba reagon pas lajmeve që është konvertuar në Islam
Ish-sulmuesi Didier Drogba ka reaguar pas lajmeve që ai ka ndërruar fenë.
Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një fotografi e ish-sulmuesit të njohur, ku ai shihej duke bërë lutje.
Pas kësaj fotografie u tha se Drogba është konvertuar në fenë Islame, por kjo nuk është e vërtetë.
44-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” shpjegoi të vërtetën. “Kjo histori po bëhet virale, por unë nuk e kam ndryshuar fenë. Isha vetëm unë duke i respektuar vëllezërit e mi myslimanë që po vizitoja në fshatin tim. Një moment bashkimi. Shumë dashuri dhe bekime për të gjithë”, shkroi Drogba.
This story is going viral 😅 but I haven’t changed religion.
This was just me paying respect to my Muslim brothers i was visiting in my village. A moment of togetherness.
Much love and blessings to all 🙏🏾— Didier Drogba (@didierdrogba) November 7, 2022
Ish-futbollisti nga Bregu i Fildishtë e ka një karrierë të jashtëzakonshme si futbollist. Le Mans, Guingamp, Marseille, Chelsea, Shanghai Shenhua, Galatasaray, Montreal Impact dhe Phoenix Rising janë ekipet në të cilat ëhstë paraqitur në karrierën e tij afrikani.
Drogba me Chelsean i ka fituar trofetë kryesor në futbollin evropian.
/Shqip.com