Ledri gati se nuk rrëzohet në skenë gjatë koncertit me Butrintin në Zvicër
Publikuar:
(26.09.2021 15:02:25)

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri dhe reperi, Ledri Vula kanë qenë shumë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore këtë vite.
Por, tashmë edhe pas përfundimit të sezonës ata janë të angazhuar pothuajse çdo natë.
Ata mbrëmë ishin të ftuar për të përformuar në një klub në Zvicër ku reperit, Ledrit i ka ndodhur një incident i vogël.

Ai gjatë përformimit në skenë gati sa nuk është rrëzuar duke rrëshqitur në skenë.
Këtë detaj e ka kapur Butrinit, i cili e ka marrë me shaka duke shkruar: I jepi e hupi topin.

Ledri dhe Butrinti këtë verë përveç në koncerti i kemi parë edhe në bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshme të titulluar “Dale”.
Projekti që dy muaj nga lansimi ka marrë mbi 55 milionë klikime./SHQIP.com