Rozë

Ledri feston sot ditëlindjen – Sara e uron duke zbuluar detajin e veçantë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Reperi Ledri Vula sot feston 35 vjetorin e lindjes, njofton Shqip.com.

Partnerja e tij me të cilën ka një vajzë, Sara Hoxha, i ka bërë një urim të veçantë.

Në këtë ditë të shënuar, Sara mes tjerash ka zbuluar për ndjekësit edhe një detaj shumë simpatik të saj dhe Ledrit në çift.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet se në duart e tyre kanë bërë tatuazh vitet e lindjes së njëri-tjetrit.

“Të dua djali i ditëlindjes”, ka shkruar Sara në mbishkrimin e imazhit./Shqip.com