Lajme

Le Pen bën thirrje për marrëdhënie më të forta ndërmjet NATO-s dhe Rusisë

Getty Images

Kandidatja për presidente franceze, Marine Le Pen, thotë se do të propozojë marrëdhënie më të ngushta mes NATO-s dhe Rusisë nëse fiton pushtetin.

Në një konferencë shtypi, politikania e ekstremit të djathtë bëri thirrje për një “afrim strategjik” midis të dyve pasi të mbaronte lufta në Ukrainë, shkruan BBC.

Ajo shtoi se do ta tërhiqte Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të rezultonte fituese.

Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s drejt kufijve të saj – duke përfshirë çdo përpjekje të fqinjit të saj Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. NATO i ka dërguar armë ushtrisë ukrainase gjatë konfliktit.

Le Pen do të luftojë Emmanuel Macron për presidencën në balotazhin e zgjedhjeve më vonë këtë muaj.

Disa e kanë akuzuar atë se është shumë afër Rusisë, shkruan BBC./Shqip.com