LDK nesër mban konferencë për media
Publikuar:
(11.08.2021 22:04:29)

Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten do të zhvillojë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.
Kjo është kumtuar përmes një njoftimi për media.
“Nesër (e enjte), më datë 12 gusht 2021, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.
Nuk është dhënë ndonjë detaj se cila do të jetë arsyeja e kësaj konference.
Por, deputetë të kësaj partie, të mërkurën kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës me pandeminë COVID-19. /Shqip.com