LDK kandidon një grua për kryetare të Deçanit
Publikuar:
(09.07.2021 20:36:31)
Hyrie Dobrunaj do të jetë kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Komunës së Deçanit.
Kështu, Dobrunaj bëhet gruaja e parë që kandidohet për kryetare të Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur”, ka shkruar Zemaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës tash drejtohet nga Lumir Abdixhiku, i cili i fitoi zgjedhjet e brendshme pas një rezultati të cilësuar “si të dobët” nga vetë zyrtarët e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Shqip.com