Sport Ndërkombëtar

Lazio e sundon Romën, e fiton derbin e qytetit

Skuadra e Lazio ka fituar derbin e zjarrtë të kryeqytetit italian.

Lacialët të dielën mbrëma fituan kundër Romës me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 27-të të Serie A të Italisë. Roma mbeti me një futbollist më pak në fushën e lojës që nga minuta e 32-të.

Mbrojtësi brazilian, Roger Ibanez, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e tetë fillimisht, u përjashtua nga loja pas vetëm pak më shumë se gjysmë ore lojë.

Këtë e shfrytëzoi Roma në pjesën e dytë. Mesfushori Mattia Zaccagni e shënoi golin e pikëve të plota në minutën e 65-të.

Ai u asistua nga Felipe Anderson. Me këtë fitore, Lazio forcohet në luftën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër. Roma mbetet në pozitën e pestë me 47 pikë.

/Shqip.com