Lavrov pritet të vizitojë Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Segej Lavrov pritet që të zhvillojë vizitë në shtetin e Serbisë.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, më 3 qershor, ka konfirmuar se ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov do të vizitojë Serbinë raporton Radio Evropa e Lirë
Ai pritet që Serbinë ta vizitojë me 6 dhe 7 qershor.
Po ashtu sipas njoftimit Marija ka thënë së në këtë vizitë Lavrov pritet të zhvillojë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefin e diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq.
Shtohet se është planifikuar që Lavrov të takohet edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
“Pritet që të bisedohet më detajisht për çështjet e bashkëpunimit dypalësh politik dhe ekonomik, të shkëmbehen mendime për situatën në rajonin e Ballkanit, si dhe për problemet aktuale ndërkombëtare”, tha Zaharova, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.
Njoftimi për vizitën e Lavrov ende nuk është paralajmëruar zyrtarisht në Serbi, ndërsa në faqen e internetit të Presidentit të Serbisë thuhet se Aleksandar Vuçiq do të jetë në Maqedoninë e Veriut nga data 7 deri më 8 qershor ku do të marrë pjesë në takimin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”./Shqip.com