Lajme

Lavrov dhe Kuleba do të takohen në Turqi të enjten

Foto:BBC

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov dhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba do të takohen në Turqi të enjten.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy ministrave vendet e të cilëve janë duke luftuar kundër njëri-tjetrit. 

Lavrov do të fluturojë në Turqi për të marr pjesë në një forum kushtuar diplomacisë dhe aty do të takohet edhe me ministrin Kuleba. 

Takimi është propozuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm, Dymytro Kuleba ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve ukrainase “Unian” se ai do të ulet për bisedime me Lavrovin.  

Ai ka deklaruar se do t’i dëgjojë me kujdes atë se çfarë do të flitet në tavolinën e bisedimeve.

“Lavrov papritur ka vendosur që të takohet me ne. Ndoshta dëshiron të përcjell diçka. Ne do të dëgjojmë dhe do të flasim me të mirëpo në mendjen tonë Lavrov është njëri nga arkitektët e agresionit ndaj Ukrainës”, ka thënë ai.

Ai deklaron se në këto bisedime pala ukrainase nuk e ka ndërmend të lëshojë pe në kërkesat e saj dhe se nuk do të pranojë kërkesat që Ukraina të njoh Krimenë si pjesë të Federatës Ruse dhe as të njoh regjionet e Ukrainës si shtete të pavarura.

Bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë kanë rezultuar të jenë shumë sfiduese ngase palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. /Shqip.com