Latifi – qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën e votës
Publikuar:
(14.11.2021 13:18:29)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Rahovecin, Smajl Latifi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Latifi ka thënë se bashkë me familjen e tij sot ka dalë për ta kryer obligimin si qytetarë.
“Në këtë ditë të bukur nëntori, me bashkëshorten Fatimen dhe djalin Etnikun, e kryem obligimin qytetar – votuam”.
“Shfrytëzojeni të drejtën tuaj: Votoni!”.
Latifi në garë për Rahovecin ka kandidatin, Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosja.