Latifi: Betejat e partizanëve kundër nazistëve nuk kanë ekzistuar kurrë

Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se betejat e partizanëve kundër nazisteve “nuk kanë ekzistuar kurrë”.
Pretendon nga gjykimi i tij historik se partizanët “rrinin kodrave dhe në momentin kur u larguan nazizstët atëherë zbritën nëpër qytete”.
“Filluan t’i shpikin betejat heroike të çlirimit, beteja që nuk kishin ndodhur kurrë”, ka shkruar Latifi.

Komenti i tij erdhi, pasi më 29 nëntor në Shqipëri festohet “çlirimi nga nazizmi”, të cilën thonë ta kenë realizuar komunistët e që më pastaj e morën pushtetin deri në dekadën e fundit të shekullit 20.
“Hapja e frontit të Francës, pas zbarkimit në Normandi të ushtrive britanike e amerikane në qershor 1944, përparimet në të njëjtën kohë në frontin e Italisë të këtyre ushtrive, si dhe arritja e Armatës së Kuqe në kufijtë e Polonisë, e kishin vënë nën rrethim të plotë Gjermaninë”.
“Në këtë situatë braktisja e Ballkanit dhe barrikadimi në kufijtë e Austrisë e Hungarisë, ishte nevojë urgjente e gjermanëve. Ballkani nuk kishte më asnjë rëndësi për nazistët, të cilët thjesht u larguan, pa kurrfarë presioni serioz nga partizanët”, ka shkruar ndër tjerash Latifi. /Shqip.com