Las Palmas vihet pas Fabregas
Publikuar:
(13.07.2022 14:43:46)

Është pa skuadër dhe ka pranuar një ofertë interesante.
Cesc Fabregas ka rënë në radarin e UD Las Palmas, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Mundo Deportivo raporton se – presiendenti i Las Palmas ka thënë ndër të tjera se “unë kam qenë në Barcelonë me Cesc gjatë fundjavës. Është një opsion shumë real, por shumë i komplikuar. Sot mund t’ju them se është 40% që ai vjen në Las Palmas”.
Gjeniu i mesfushës ka një karrierë të pasur – si në nivel ekipi ashtu edhe me kombëtare.
Ai është fitues i La Ligës, Premierligës, Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.
Teksa, është edhe asistuesi i dytë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez, me 111 sosh.
Së fundmi – Cesc ishte pjesë e Monacos./Shqip.com