Laporta “ndërroi mendje” për shkarkimin e Ronald Koeman
Media të ndryshme spanjolle kishin raportuar se Ronlad Koeman do të shkarkohej nga detyra si trajneri i Bacelonës pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, pasi presidenti i klubit e kishte humbur besimin në të.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje, Laporta i ofroi mbështetjte holandezit duke thënë “Koeman do te vazhdoj te jete trajner i Barcelones varesisht rezultatit te sotem. Ai meriton besim mbi të gjitha prej të qenurit legjende. E vlersoj se si ai ka pranuar të jetë trajner i klubit në këto kohë të vështira”, transmeton Shqip.com.
Sipas “Catalunia Radio”, arsyeja pse holandezi po vazhdon të jetë trajner i katalunasve është Jordi Cruyff.
Jordi, që është djali i Johan Cruyff, ka mardhënie të ngushta me Laportan dhe e ka bindur atë që nuk duhet larguar Koemani.
“Cruyff argumentoi se kolegu i tij holandez lejohet të mbikëqyrë skuadrën derisa sulmuesit e lënduar të kthehen në palestër.Laporta e detyroi dhe i tha shtypit Koeman nuk do të shkarkohet pavarësisht se çfarë ndodhi në ndeshjen kundër Atletico Madrid” është raportuar në Catalunia Radio.
Koeman u emërua trajner blaugranëve në vitin 2020, ndërsa që nga atëherë ka fituar vetëm një trofe ( Copa Del Rey).
Ndërkohë, Barcelona gjendet në pozitën e nëntë në La Liga me 12 pikë, ndërsa pas dy takimeve në Ligën e Kampionëve kanë pësuar dy humbje./Shqip.com