Sport Ndërkombëtar

Laporta: Kur mbërritëm nuk mundëm të paguanim listën e pagave

Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë të ditur edhe njëherë se Barcelona po kalon nëpër një krizë të theksuar financiare.

Në konferencën e mbajtur sot për media, ai ka thënë se kur u rikthye në krye të ekipit nuk kishin mundësi financiare as për të paguar pagat e futbollistëve, përcjellë Shqip.com.

“Sot ne paraqesim llogaritë më të këqija në historinë e klubit. Kur mbërritëm nuk mundëm të paguanim listën e pagave. Është një burim krenarie që Barça nuk është në duart e asnjë shteti. Mund të jeni të sigurt se Barça, ndërsa ne jemi në krye, do të jetë gjithmonë në pronësi të anëtarëve të Barçës”, tha ai ndër të tjera.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Joan Laporta

Laporta, po ashtu tha se ai me ekipin e tij punues e kanë një plan se si ta “shpëtojnë” Baercelonën nga kjo gjendje.

“Ne kemi një plan për të ndryshuar situatën – një hap përpara dhe për të shpëtuar Barçën. Është një plan strategjik i hartuar nga ekspertë dhe me një sens Barcelona. Barça edhe një herë do të dashurohet, respektohet dhe admirohet në të gjithë botën”, u shpreh ai për fund.

Për shkak të gjendjes financiare, nga “Camp Nou” ishte detyruar të largohej edhe Leo Messi.

Blaugranët gjenden në vendin e nëntë në La Liga, me 12 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa në Ligën e Kampionëve janë në vendin e fundit në Grupin E./Shqip.com