Teknologji Auto

Lamborghini Urus më i fuqishëm, vjen vitin e ardhshëm

Thashethemeve u ka ardhur fundit dhe Lamborghini ka konfirmuar më në fund se modeli i ardhshëm Urus, do të prodhohet, ndërsa SUV-i shumë popullor, do të dal në shitje vitin e që vjen.

Fotot spiunazh tregojnë se Urus PHEV do të ketë dizajnin unik. Ndër elementët unikë të Urus PHEV të ri do të jenë fenerët LED, të cilët janë pak më të hollë se ato të Urusit standard.

Ndërsa është e paqartë nëse fenerët e këtij prototipi janë identikë me ato që do të shfaqen në modelin e prodhimit, duket se atyre u mungojnë LED DRL-të e inkorporuara të modeleve ekzistuese Urus.

Duke pasur parasysh se pjesa e përparme do të jetë unike, dyshojmë se modeli i prodhimit do të ketë gjithashtu disa komponentë të pjesës së pasme që nuk janë të pajisura me modelet aktuale Urus S dhe Urus Performante.

Elementi më i rëndësishëm i këtij Urus PHEV do të jetë grupi i tij i fuqisë. Ndërsa Lamborghini nuk e ka konfirmuar se çfarë forme do të marrë ky motor, ai mendohet të jetë e njëjta njësi bazë siç gjendet në Porsche Cayenne Turbo S E-Hybrid.

Kjo do të nënkuptonte një motor V8 4.0-litërsh me dy turbo mbushës që punon së bashku me një motor elektrik që mund të nxjerrë deri në 800 kf.

/Shqip.com