Sport Ndërkombëtar

Lakers pëson në sekondën e fundit

LA Lakers ka pësuar humbje nga Indiana, e cila fitoi 116-115 me një kosh në sekondën e fundit.

Haliburton me 24 pikë e Mathurin me 23 i dhanë fitoren ekipit mysafir, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e 13 kërcimet e Davis për kalifornianët.

Në udhëtim ka fituar edhe Chicago, që mundi 114-107 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua DeRozan, autor i 26 pikëve.

Boston vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, me 17 fitore. Celtics fituan 140-105 ndaj Charlotte, sfidë ku diferencën e bëri Tatum me 35 pikë.

Në Perëndim kryeson skuadra e Phoenix, që mundi 122-117 Sacramenton, me Booker protagonist, autor i 44 pikëve.

Rezultatet:
Philadelphia – Atlanta 104-101
Washington – Minnesota 142-127
Boston – Charlotte 140-105
Brooklyn – Orlando 109-102
Toronto – Cleveland 100-88
New Orleans – Oklahoma 105-101
Denver – Houston 129-113
Utah jazz – Chicago 107-114
Sacramento – Phoenix 117-122
Lakers – Indiana 115-116

/Shqip.com