Lakers në epërsi ndaj Warriors

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.
Lakers e fituan ndeshjen dramatike me Golden Staten për të avancuar 1-0 në serinë e ndeshjeve.
Ekipi nga Los Angelesi fitoi në “Chase Center” me rezultat 117:112 (29:31, 36:33, 31:24 e 21:24).
Ekipi Verdhekaltër u udhëhoq nga Anthony Davis, i cili i realizoi 30 pikë dhe i pati plot 23 kërcime, ndërsa LeBron James i shtoi 22 pikë e 11 kërcime.
Nga ana tjetër, 27 pikët e Stephen Curry e 25 të Klay Thompson ishin të pamjaftueshme për Warriors.
E në duelin tjetër të natës, New Yorku e barazoi serinë gjysmëfinale të Konferencës me Miamin në 1-1.
Knicks fituan me rezultat 111:105 (31:29, 20:25, 25:23 e 35:28). Jalen Brunson ishte hero i New Yorkut pasi i realizoi 30 pikë në “Madison Square Garden”.
Me lojë të mirë u shtuan edhe Julius Randle me 25 pikë e RJ Barrett me 24 sosh. E tek Heat lojë të mirë bënë Caleb Martin (22 pikë) dhe Gabe Vincent (21).
/Shqip.com